“Rrufe në qiell të hapur” për Interi-n, Lautaro dëmtohet e do të qëndroj jashtë 1 muaj, kapiteni humbet derbin
“Rrufe në qiell të hapur” për Interin. Kapiteni Lautaro Martinez është dëmtuar e do të qëndroj jashtë fushave afro 1 muaj. Njoftimi zyrtar i Interit: “Lautaro Martinez iu nënshtrua sot ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas në Rozzano. Kontrollet evidentuan një shqetësim muskulor në muskujt përkulës të kofshës së majtë.”
Kapiteni i zikaltërve pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë dhe të rikthehet pas pushimit të kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. Në këtë mënyrë, ai do të humbasë edhe derbin ndaj Milanit, që do të luhet më 31 tetor.
Ndeshjet e Interit në vijim:
- Bologna – Inter, në transfertë, e shtunë, 17 tetor.
- Inter – Shakhtar Donetsk, e mërkurë, 21 tetor.
- Inter – Fiorentina, e diel, 25 tetor.
- Venezia – Inter, në transfertë, e mërkurë, 28 tetor.
- Milan – Inter, në transfertë, e shtunë, 31 tetor.
- Feyenoord – Inter, në transfertë, 3 nëntor.
- Inter – Como, e diel, 8 nëntor.
