Thu, Oct 15, 2026

ZYRTARE/ “Demat” kërkojnë shpëtim në Kroaci, Partizani prezanton trajnerin e ri

ZYRTARE/ “Demat” kërkojnë shpëtim në Kroaci, Partizani prezanton trajnerin e ri
  • PublishedOctober 15, 2026

Partizani kërkon të ndryshojë faqe, me “demat” që nuk humbasin kohë duke prezantuar trajnerin e ri, Mislav Karoglan. Tekniku kroat, në krah të presidentit Demi, firmosi një kontratë 2-vjeçare me ekipin e kuq. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Partizani prezantoi pasuesin e Bratu:

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me teknikun kroat Mislav Karoglan, i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës. 44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

​Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani. Gjatë karrierës së tij, tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane. Karoglan do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore, ndërkohë pjesëtarët e tjerë të stafit do ti bashkohen ekipit në ditët në vijim”.



“ ✓”