Dita e gjashtë e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
PublishedOctober 19, 2026
Një efektiv i forcave speciale të policisë, i pajisur me maskë kundër gazit dhe armë për hedhjen e municioneve speciale, gjatë operacionit policor në qendër të Tiranës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë u kthye sërish në skenë përplasjesh të dhunshme të dielën, më 18 tetor, ndërsa protestat e të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama hynë në ditën e gjashtë radhazi.
Forcat e policisë, të pajisura me skafandra, mburoja dhe maska kundër gazit, u vendosën përgjatë bulevardit dhe në sheshet kryesore të kryeqytetit, të mbështetura nga automjete të blinduara dhe ujëhedhëse. Përballë tyre, demonstruesit vijuan protestën mes përplasjeve, shpërthimeve të mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës.
Përplasjet u përshkallëzuan gjatë mbrëmjes, kur retë e dendura të gazit mbuluan pjesë të qendrës së Tiranës, ndërsa shpërthimet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit krijuan skena kaotike në rrugët përreth.
Dita e gjashtë e protestave shënoi vazhdimin e një krize që ka nxjerrë mijëra të rinj në rrugë dhe ka vënë në qendër të debatit publik jo vetëm kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, por edhe mënyrën se si Policia e Shtetit po menaxhon demonstratat.
Fotografitë e realizuara nga Xhemali Moku për BIRN dokumentojnë përballjen mes policisë dhe protestuesve, përdorimin e mjeteve të kontrollit të turmës dhe atmosferën e tensionuar që mbizotëroi në kryeqytet nga orët e pasdites deri natën vonë.
Efektivë të policisë, të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës dhe mburoja mbrojtëse, lëvizin pranë selisë së Partisë Socialiste gjatë protestës së të dielës në Tiranë. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një formacion i forcave të rendit, i pajisur me skafandra, maska kundër gazit dhe mburoja, lëviz përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” gjatë përplasjeve me protestuesit. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një efektiv i forcave speciale të policisë, i pajisur me maskë kundër gazit dhe armë për hedhjen e municioneve speciale, gjatë operacionit policor në qendër të Tiranës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Efektivë të njësive speciale të policisë, të pajisur me armë dhe mjete mbrojtëse, qëndrojnë në gatishmëri gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një efektiv policie shkrep një armë për hedhjen e municioneve speciale, ndërsa kolegët e tij qëndrojnë pas mburojave pranë një automjeti ujëhedhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një drejtues policie qëndron përpara një formacioni efektivësh të pajisur me mburoja dhe maska kundër gazit, gjatë ditës së gjashtë të protestave kundër qeverisë. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një automjet i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, i angazhuar në operacionin policor për menaxhimin e protestës së 18 tetorit në Tiranë. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një efektiv policie bën një lëvizje hedhjeje pranë një automjeti ujëhedhës, ndërsa përplasjet me demonstruesit vijojnë në qendër të kryeqytetit. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një shpërthim mjeti piroteknik ndriçon bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa demonstruesit dhe forcat e rendit përballen gjatë protestës së të dielës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Forcat e policisë, të mbështetura nga një automjet ujëhedhës, vendosen përpara Muzeut Historik Kombëtar në Sheshin Skënderbej gjatë operacionit për kontrollin e protestës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Efektivë të policisë lëvizin mes reve të dendura të gazit, ndërsa një automjet ujëhedhës mezi dallohet në sfond gjatë përplasjeve në qendër të Tiranës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Retë e dendura të gazit mbulojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë mbrëmjes së të dielës, ndërsa pengesa metalike dhe blloqe betoni shihen të rrëzuara përgjatë rrugës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Protestuesit, disa me fytyra të mbuluara dhe maska mbrojtëse, qëndrojnë mes reve të gazit, ndërsa dritat e automjeteve të policisë ndriçojnë bulevardin gjatë natës. | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Dy efektivë policie përballen me shpërthime mjetesh piroteknike, ndërsa një rreze uji përshkon retë e gazit gjatë përplasjeve të natës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. | Foto: Xhemali Moku/BIRN