Mon, Oct 19, 2026

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)
  • PublishedOctober 19, 2026

Juve “bie” keq në “Stadium”. Lazio-n i dhuron një leksion të pastër futbolli, me ekipin e Gattuso-s që triumfoi pastër 0-3 brenda në Torino. Spalletti përjeton makthe, me teknikun e “Zonjës së Vjetër” që sheh t’i lëkundet ndjeshëm stoli pas kësaj disfate në një kohë kur e shohin veten në vendin e tetë, poshtë Frosinone-s. Lazio gjeti golin e parë në minutën e 37-të, ndërsa në fraksionin e dytë, Isaksen dhe Dele-Bashiru realizuan edhe dy herë të tjera duke hedhur në “tapet” “Zonjën e Vjetër”. Falë këtij suksesi, Gattuso dhe Lazio e tij e shohin veten në vendin e dytë me 19 pikë, po aq sa edhe Inter.

E ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura Spalletti pas një humbje të tillë: “E vetmja gjë e sigurt është fakti se rivali ishte më lart se ne. Nuk kishim një plan lojë, një ide të qartë. E kam të vështirë të shpjegoj se çfarë ndodhi”, u shpreh Spalletti pas humbjes 0-3 përballë Lazios.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave italiane tani Spalletti rrezikon shkarkimin, ndërsa Antonio Conte është i përzgjedhur nga tifozët dhe i gjithë ambientin, në kor të gjithë kërkojnë rikthimin e tij në shtëpi.

Një fitore jetike, shumë të rëndësishme, siguroi edhe Milan, me “djallin” që triumfoi 3-2 përballë Atalanta-s në “San Siro”. Ekipi i Amorim ishte i papërmbajtshëm gjatë fraksionit të parë duke shënuar dy gola, me Ramos nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas dyfishuan shifrat me Rabiot.

Në pjesën e dytë, Ramos shpërdoroi një penallti, por gjatë zhvillimeve të aksionit, nga goditja e këndit, Gila me kokë dërgoi topin në rrjetë. Në mënyrë të papritur, Milan filloi të lëshonte terren, me Atalantën që përfitoi duke shënuar dy gola me Gaetano-n dhe Krstovic.

Tifozët në “San Siro” përjetuan makthe në 10 minutat e fundit ku u desh edhe një super Mike Magnan për të shpëtuar këtë 3 pikësh që e mban Milan në vendin e 4-ët në kuotën e 15 pikëve, 4 më pak se Interi kryesues.



“ ✓”