Tue, Oct 20, 2026

Juventus në moment të vështirë, Gigi Buffon i del në mbrojtje Spalletti-t: Problemet e klubit nuk mund ti atribuohen vetëm trajnerit

Juventus në moment të vështirë, Gigi Buffon i del në mbrojtje Spalletti-t: Problemet e klubit nuk mund ti atribuohen vetëm trajnerit
  • PublishedOctober 20, 2026

Gigi Buffon ka dalë në mbrojtje të Luciano Spallettit dhe Rino Gattusos, duke komentuar vështirësitë e Juventusit dhe ecurinë e Lazios në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Ish-portieri legjendar i Juventusit theksoi se ndryshimi i pesë trajnerëve në katër vite tregon se problemet e klubit bardhezi nuk mund t’i atribuohen vetëm pankinës. Sipas tij, mungesat e rëndësishme dhe lodhja fizike ndikuan në humbjen 3-0 ndaj Lazios, ndërsa Spalletti meriton kohë për të vazhduar projektin e tij.

Buffon vlerësoi gjithashtu punën e Gattusos, të cilin e cilësoi zgjedhjen e duhur për kombëtaren italiane falë aftësisë për të krijuar grup dhe për të rikthyer frymën konkurruese. Ai vuri në dukje edhe përmirësimin e Lazios, duke e konsideruar një skuadër më të guximshme, energjike dhe të organizuar.

Në fund, Buffon mbrojti Gattuson edhe pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botëror, duke theksuar se eliminimi pas penalltive ndaj Bosnjës nuk duhet gjykuar vetëm nga rezultati përfundimtar, por edhe nga rrethanat e ndeshjes.



“ ✓”