“Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!”/ Mal Berisha me reagim të fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia
Protestat kanë “kapluar” prej ditësh kryeqytetin, teksa qytetarët janë të vendosur dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Të shumta kanë qënë edhe shoqërimet dhe arrestimet, në këtë periudhë, nga Policia e Shtetit.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, përmend rastin e Roeltit, i cili u konsiderua “kriminel”, edhe pse në të vërtetë është student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit dhe gjithashtu, anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë.
