E PAZAKONTË/ Ivan Balliu me shokë gati për vendimin e papritur, rast i rrallë në La Liga me lojtarin e Kombëtares
Ndeshja mes Rajo Vajekanos dhe Elçes, të shtunën prej orës 14:00, rrezikon të shoqërohet me protesta kundër presidentit Raul Martin Presa. Tifozët e Rajos planifikojnë të hedhin në fushë mijëra karta abonimi me imazhin e tij, si edhe 8500 topa plastikë që përdoren për argëtim nga fëmijët.
Lojtarët e Rajos ku ndodhet Ivan Balliu pritet të mos luajnë minutën e parë në shenjë proteste. Situata është mjaft serioze mes tifozëve dhe presidencës.
Nuk përjashtohet as hyrja e tifozëve në fushë. Kujtojmë se klubi u gjobit me 6 mijë euro dhe u ndëshkua me mbyllje të pjesshme të stadiumit pas ndërprerjes së ndeshjes së kaluar në shtëpi me Atletik Bilbaon.
Sfida tjetër, pikërisht e 24 tetorit në shtëpi, po shton tensionin te Rajo. Aty ku Balliu me shokë mund të përballen me situatë të paprecedent. Takimi ndaj Bilbaos ndërkohë u ndërpre pas avionëve prej letre në fushë dhe topave plastikë.
