Mon, Oct 26, 2026

Prapaskenat te Juvja/ Tifozët e Lecces e fyejnë, Zhegrova ua kthen

Prapaskenat te Juvja/ Tifozët e Lecces e fyejnë, Zhegrova ua kthen
  • PublishedOctober 26, 2026

Edon Zhegrova nuk pati hapësirë në fushë në përballjen e Juventusit me Leccen, por emri i tij u përmend për një episod të ndodhur para fillimit të ndeshjes.

Sipas raportimeve të mediumit “Passione Juve24”, gjatë nxehjes para takimit, tifozët vendas dyshohet se kanë drejtuar thirrje fyese ndaj futbollistit kosovar. Reagimi i Zhegrovës nuk ka munguar, pasi ai raportohet se u është përgjigjur me një gjest provokues. Në fushë, Juventusi arriti ta mbyllte me sukses këtë përballje, duke fituar 0-2 dhe duke marrë tri pikët.



“ ✓”