“Jam pa fjalë”, Harry Kane: Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë
Harry Kane kurorëzohet “mbret” në Londër, është ai fituesi i “Topit të Artë” këtë sezon duke lënë pas yje si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Harry Kane bëhet futbollisti i parë anglez pas Michael Owen që fiton trofeun më të rëndësishëm individual. 25 vite pritje që një anglez të “vishej me ar”. Si rrallë herë në vitet e fundit, këtë edicion të parashikoje fituesin e “Topit të Artë” ishte shumë e vështirë pasi dy rivalët e tij, Kylian Mbappe dhe Yamal, vinin në këtë finale me shifra dhe trofe të rëndësishëm.
Pavarësisht se Kane nuk fitoi ndonjë trofe të rëndësishëm këtë sezon, vetëm trofetë në Gjermani, “bomberi” anglez zhvilloi një super sezon në aspektin personal. U shpallet fituesi i “Këpucës së Artë” në Evropë ndërsa realizoi 75 gola në 65 ndeshje, gjithashtu zhvilloi edhe një Botëror si protagonist duke udhëhequr Anglinë drejt podiumit, duke e mbyllur në vendin e tretë “FIFA2026”.
Pa diskutim, “Topi i Artë” ishte kurorëzimi i një karriere brilante për Kane, pikërisht për këtë arsye “bomberi” i Bayern Munich nuk e fshehu gëzimin: “Jam pa fjalë. Të jem këtu është diçka speciale, jam shumë krenar. I dërgoj një përqafim trajnerit Kompany. I falënderoj të gjithë te Bayern, jam rritur shumë si lojtar që kur kam ardhur këtu. Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë trajnerët që kam pasur në karrierë, Conte, Mourinho etj. Për mua është diçka speciale të marrë këtë trofe në Londër. Ky pa diskutim është sezoni im më i mirë në karrierë”, u shpreh ndër të tjera Harry Kane.
