Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg
Bayerni fitoi me shifrat 6-1 ndaj Magdeburg, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Olise dhe Saibari shënuan në pjesën e parë për bavarezët, ndërsa në krahun tjetër, realizoi Zukowski.
Në pjesën e dytë, ekipi i Kompany thelloi shifrat me golat e Davies, Brown dhe Daiber. Vlen të theksohet se Olise kompletoi dopietën.
