Sat, Oct 31, 2026

Paraqitje dinjitoze e Abakarov në Botërorin e Mundjes, bie në finalen e vogël

Paraqitje dinjitoze e Abakarov në Botërorin e Mundjes, bie në finalen e vogël
  • PublishedOctober 31, 2026

Zelimkhan Abakarov nuk ka mundur ta kurorëzojë me medalje garën në Kampionatin Botëror të Mundjes, pasi ka humbur përballjen vendimtare për vendin e tretë në kategorinë deri në 61 kilogramë.

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë zhvilloi një duel të ekuilibruar ndaj Këang Myong Kim, por fitorja i iku nga duart në momentet vendimtare. Abakarov ishte në avantazh 3-2, ndërsa rivali nga Koreja e Veriut arriti të rikuperonte disavantazhin dhe të vendoste baraspeshën në 3-3.

Pavarësisht rezultatit të barabartë, fitorja dhe medalja e bronztë iu dhanë Kim, i cili kishte regjistruar pikën e fundit të takimit. Në këtë mënyrë, Abakarov mbetet jashtë podiumit të Botërorit që po mbahet në Kazakistan.



“ ✓”