Alarm te Partizani, rikthehet makthi më i madh i “demave”
Partizani vazhdon të përballet me dëmtimet e shumta. “Panorama Sport” mëson se listës së gjatë që do mungojë ndaj Teutës i është shtuar edhe Arafat Doumbia.
Emra të tjerë që mungojnë për shkak dëmtimi janë Altin Aliu, Xhuliano Skuka, Alesio Mija, Andi Janjeva, Seku Sidibe dhe Marçelino Preka. Tedi Malaj ndërkohë u dëmtua rëndë gjatë fazës përgatitore në verë. Për të do të duhet akoma kohë që të rikuperohet.
Dëmtimet janë shtuar që pas largimit të Florin Bratu. Kroati Karoglan nuk po i merr më të mirën grupit, ndërsa është rezervuar me fjalët e tij për punën e bërë më përpara nga Bratu dhe stafi i tij rumun.
Doumbia, Skuka, Mija, Janjeva, Sidibe, Preka dhe Aliu shikohen si mungesa ndaj Teutës. Makthi më i madh, pikërisht ai i dëmtimeve, është rikthyer te Partizani.
