Tue, Nov 3, 2026

Mungon nga fushat e lojës, Thomas Strakosha merr çmimin prestigjioz në kampionatin grek

Mungon nga fushat e lojës, Thomas Strakosha merr çmimin prestigjioz në kampionatin grek
  • PublishedNovember 3, 2026

Thomas Strakosha mungon nga fushat e lojës prej rreth dy muajsh për shkak të një dëmtimi që pritet ta lërë jashtë deri në fundin e nëntorit. Por portieri i Kombëtares shqiptare, vazhdon të gëzojë vlerësimin e plotë të futbollistëve profesionistë në kampionatin grek.

Këta të fundit kanë zgjedhur pikërisht Strakoshën si portierin më të mirë të sezonit të kaluar në kampionatin grek, duke e cilësuar si pjesë të rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit kampion të AEK-ut.

Në ceremoninë e sotme të PSAPP, Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë Grekë, Strakosha u nderua me çmimin e portierit më të mirë në atë që ishte përvjetori i 45-të i kësaj shoqate.



“ ✓”