Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, titullarët në “Air Albania”
Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajnerët Rolando Maran dhe Jacob Friis kanë vendosur për 11-shen që do të zbresë në fushë në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë synojnë fitoren për të vazhduar të besojë në vendin e parë në Grupin C1, në një sfidë jetike për objektivat e Kombëtares. Ashtu siç pritej, trajneri Maran ka aktivizuar më të mirët e disponueshëm. Sfida gjykohet nga Pinheiro.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo, Muçi, Laçi, Manaj.
