Fri, Nov 13, 2026

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj
  • PublishedNovember 13, 2026

Shqipëria dhuroi një paraqitje të madhe ndaj Finlandës, teksa fitorja 2-0 në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet na afron me objektivin e fillimit të fushatës kualifikuese të Ligës së Kombeve, atë tëvendit të pare në Grupin C1.

Një paraqitje fantastike e djemve kuqezi, që dominuan mbi kundërshtarin dhe me nga një gol në çdo pjesë siguroi 3 pikëshin. Një lojë grupi, ku është e vështirë të përcaktosh më të mirin, pavarësisht se shenjën e la padyshim Ernest Muçi, me fantazistin e Trabzonspor që la gojëhapur të pranishmit në stadium e ata mijëra të tjera nga ekrani, pas supergolit të realizuar që zhbllokoi ndeshjen.

Sipas “Sofascore” Muçi u vlerësua me notën 7.9, njësoj me Elseid Hysaj. Anësori Shkodran dhuroi një tjetër paraqitje bindëse me fanellën kuqezi, duke qenë autori i asistit në golin e dytë të realizuar nga Rey Manaj.

Whatsapp Image 2026 11 13 At 10.50.59
 

Për “Sofascore” njeriu i ndeshjes ishte mesfushori Kristjan Asllani, i vlerësuar me notën 8.1. Ish mesfushori i Interit dhuroi një paraqitje positive, teksa jo vetëm u evidentua në rolin e regjisorit të lojës së ekipit të Maran, por në dy raste në pjesën e pare iu afrua madje edhe golit, teksa ishte portiere Hradecky që frenoi golin.

Për site ndërkombëtar të statistikave “Sofascore” lojtari më pak i vlerësuar në mbrëmjes e së entjes ishte Mirlind Daku, me sulmuesin e Spartakut të Moscës, që u vlerësua me notën 6.2.



“ ✓”