Sun, Nov 15, 2026

Gjimshiti zbulon sekretin e suksesit: Kemi gjetur harmoninë mes veteranëve dhe të rinjve, Sylvinho meriton duartrokitje

Gjimshiti zbulon sekretin e suksesit: Kemi gjetur harmoninë mes veteranëve dhe të rinjve, Sylvinho meriton duartrokitje
  • PublishedNovember 15, 2026

Kapiteni i Kombëtares, Gjimshiti foli pas fitores 0-2 ndaj Bjellorusisë.

“Rrugëtimin e filluam keq, e mbyllëm mirë me trajnerin e ri. Në ndeshjet e para nuk ishim mirë. Nuk i kishim kuptuar akoma idetë, nuk kishim kohë për të punuar. Grumbullimi i kaluar na u nevojit shumë se ishim dy javë e gjysëm bashkë. Kjo duket edhe në fushë, duken idetë e qarta që kemi. Është i merituar vendi i parë.

Rezultatet pozitive na kanë sjellë qetësi. Sulmuesi në qoftë se shënon, ka vetëbesim për ndeshjen tjetër për të shënuar. Gjithë lojtarët e tjerë që janë duke bërë mirë rezultatet të japin motivim, por edhe ekipi është përmirësuar, kemi miks të mirë të veteranëve me lojtarët e rinj. Ky është rrugëtimi i duhur për të vazhduar përpara.

Unë nuk bëj dot krahasime trajnerësh. Silvinjo duhet falenderuar për punën që ka bërë. Kemi shkuar në European të gjithë bashkë si ekip. Unë jam një futbollist që jeton në këto moment dhe mendoj vetëm për ekipin kombëtar që është tani. Për stafin tani të Maran, është duke bërë një punë të mirë. Shpresoj që do të ketë akoma më shumë sukses bashkë me lojtarët”.

 



“ ✓”