Mon, Nov 16, 2026

Mamaja e Ronaldos sulmon Jesus, trajneri reagon: Duhet të merrem me të tani? Edhe unë kam një nënë…

Mamaja e Ronaldos sulmon Jesus, trajneri reagon: Duhet të merrem me të tani? Edhe unë kam një nënë…
  • PublishedNovember 16, 2026

Portugalia vazhdon të ziejë nga tema e largimit të Kristiano Ronaldos nga radhët e ekipit përfaqësues, aq më tepër pas zbërthimit që i bëri Danimarka dy ditë më parë përfaqësueses luzitane.

Në diskutime është përfshirë edhe e ëma e lojtarit, Dolores Aveiro, e cika nuk është kursyer në fjalët e saj për mënyrën se si i biri ishte larguar nga ekipi kombëtar.

“Kristiano është i trishtuar, do të kishte dashur që gjërat të përfundonin në një mënyrë të ndryshme. Ai u ndje iu tradhtuar dhe unë jam e trishtuar gjithashtu. Humbja në Braga ishte e merituar dhe unë isha e lumtur që Portugalia humbi. Nuk e respektuan Kristianon.

Nuk më pëlqeu as homazhi që bënë në Braga. Një homazh duhet bërë me të të pranishëm jo në mungesë. Nderimi i vërtetë do të vijë nga Sportingu. Shokët e skuadrës? Nuk mendoj se e kanë respektuar, as ata”, ishin fjalët e Dolores Aveiros.

Sot për këto deklarata është pyetur në konferencë edhe trajneri Zhorge Zhezus, i cili nuk ka ngurruar të përgjigjet.

“Tani duhet t’i përgjigjem edhe nënës së Kristiano Ronaldos? Edhe unë e kam një nënë… E ëma e Kristianos është një zonjë të cilën e vlerësoj shumë. Një nënë mbetet gjithmonë një nënë dhe nuk mund të ndryshohet kjo. E kuptoj plotësisht deklaratën e saj:”, ishte përgjigja e tij rreth kësaj teme para mediave.



“ ✓”