Thu, Nov 19, 2026

FOTO/ Serie A “thërret” Cristian Shpendin, dy ekipe në garë, Cesena i vendos çmimin

FOTO/ Serie A “thërret” Cristian Shpendin, dy ekipe në garë, Cesena i vendos çmimin
  • PublishedNovember 19, 2026

Me 8 gola dhe 1 assist në 11 javë në Serie B, Cristian Shpendi është golashënuesi më i miri deri në këtë pikë të sezonit, një rendiment fantastik që i siguroi edhe një ftesë konstante nga Rolando Maran gjatë Nations League, por tekniku kuqezi nuk e sheh si titullar te Shqipëria, minutat për në këtë edicion të Nations League kanë qenë me “pikatore”. Përtej këtij fakti, emri i C.Shpendit vijon të lakohet fuqishëm në Itali, ku disa klube në Serie A pritet të investojnë miliona për të siguruar kartonin e tij.

F
F

Sipas mediave italiane, Cesena është gati ta lë të lirë sulmuesin shqiptar, madje që në merkaton e dimrit, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Të vetëdijshëm për vlerën dhe interesimin e madh ndaj C.Shpendit, Cesena vlerëson kartonin e tij me 8 milionë euro. Frosinone është një nga klubet më të interesuara për Shpendin, madje janë gati të ofrojnë shumën që Cesena kërkon për të zhbllokuar marrëveshjen. Gjithnjë sipas mediave italiane, e ardhmja e Shpendit pritet të konkretizohet në javët në vijim.

C
C

Jo vetëm Frosinone, edhe ekipi i Cagliari-t është gjithashtu i interesuar për shërbimet e Shpendit. Cesena është komode në këto negociata pasi sulmuesi kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në vitit 2028, ndërsa përfiton 1.4 milionë euro në sezon. Cesena po planifikon gjithashtu të zgjas bashkëpunimin me sulmuesin kuqezi deri në vitin 2029 dhe t’i përmirësojnë kushtet financiare.



“ ✓”