Thu, Nov 19, 2026

Zhegrova në modë, mund të largohet nga Juventusi

Zhegrova në modë, mund të largohet nga Juventusi
  • PublishedNovember 19, 2026

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë në pikëpyetje, ndërsa emri i sulmuesit kosovar po lakohet gjithnjë e më shumë në tregun evropian dhe atë arab.

Sipas raportimeve të fundit, skuadra saudite Al Ittihad ka rihapur negociatat për mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit dhe po përgatit një ofertë konkrete për klubin italian.

Arabët synojnë ta shfrytëzojnë afatin kalimtar të janarit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, i cili mund të jetë një prej emrave më të përfolur në këtë periudhë.



“ ✓”