Mon, Nov 23, 2026

Tyson Fury hap zemrën në dokumentarin e Netflix-it, flet për betejën më skizofreninë

Tyson Fury hap zemrën në dokumentarin e Netflix-it, flet për betejën më skizofreninë
  • PublishedNovember 23, 2026

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, ka zbuluar në dokumentarin e ri të Netflix-it detaje rreth problemeve të tij të gjata me shëndetin mendor. Bashkëshortja e tij, Paris, ka treguar se mjekët e kishin diagnostikuar edhe me skizofreni, ndërsa Fury ka rrëfyer periudhën kur dëgjonte zëra që kërcënonin atë dhe familjen e tij.

“Me fjalë nuk mund ta përshkruaj errësirën në të cilën u gjenda. Ishte sikur të jetoja në ferr. Isha i bindur se do të përfundoja në një dhomë të mbyllur dhe kjo më tmerronte pa masë”, tha boksieri 38-vjeçar.

Problemet e tij u përkeqësuan veçanërisht pas fitores së madhe ndaj Vladimir Kličkos në vitin 2015, kur fitoi titullin e kampionit të botës. Në vend që të festonte suksesin, ai ra në depresion, iu drejtua alkoolit dhe drogës, si dhe mendoi për vetëvrasje. Bashkëshortja e tij, Paris, pranoi në dokumentar se kishte pasur shumë frikë për jetën e tij.



“ ✓”