Mon, Nov 23, 2026

VIDEO/ Andrea Bocelli magjeps publikun në Torino, performancë emocionuese para finales Zverev-Alcaraz

VIDEO/ Andrea Bocelli magjeps publikun në Torino, performancë emocionuese para finales Zverev-Alcaraz
  • PublishedNovember 23, 2026


Andrea Bocelli ka dhuruar një spektakël të veçantë për publikun e pranishëm në “Inalpi Arena” të Torinos, pak para nisjes së finales së ATP Finals mes Alexander Zverev dhe Carlos Alcaraz.

Tenori i njohur italian ishte protagonisti i fundit i programit muzikor që ka shoqëruar turneun gjatë gjithë javës, përpara ndeshjeve të tetë tenistëve më të mirë të garës.

Bocelli u ngjit në skenë dhe interpretoi fillimisht dy prej këngëve më të njohura, “L’Inno alla Gioia” dhe “Con te partirò”, duke marrë duartrokitje të shumta nga tifozët e pranishëm në tribunat e arenës.

Momenti kulmor erdhi me interpretimin e himnit kombëtar italian, që u prit me një ovacion të madh nga publiku.

Një ceremoni emocionuese dhe një atmosferë festive në Torino, përpara finales së madhe të turneut, që do të kurorëzojë kampionin e ATP Finals për këtë sezon.