Thu, Nov 26, 2026

Deklarata fyese e podkasteres së ekstremit të majtë për Melania Trump shkakton reagime të ashpra nga konservatorët

Deklarata fyese e podkasteres së ekstremit të majtë për Melania Trump shkakton reagime të ashpra nga konservatorët
  • PublishedNovember 26, 2026


Sulmi personal i një podkastereje të ekstremit të majtë ndaj zonjës së parë të SHBA-së, MelaniaTrump, këtë javë, shkaktoi reagime të forta nga konservatorët.

Bashkëprezantueset e podkastit “I’ve Had It”, Jennifer Welch dhe Angie “Pumps” Sullivan, diskutuan për përgatitjet e MelaniaTrump-it për Krishtlindje dhe imazhin e saj publik. Welch pranoi se zonja e parë është e bukur, por më pas kritikoi karakterin e saj.

“Duhet t’ia japim hakun. Mendoj se është një grua e bukur. Madje, mendoj se nga jashtë është vërtet shumë e bukur. Por nga brenda, për mendimin tim, është thjesht një fundërrinë e neveritshme”, tha Welch.

Bashkëprezantueset e emisionit njihen për sulmet e tyre të ashpra ndaj mbështetësve të Trump-it. Në fillim të këtij muaji, ato u kritikuan pasi qeshën me një shaka për vrasjen e sërishme të Charlie Kirk.

Sullivan shtoi se filmi dhe seriali televiziv për Melania Trump-in ishin “shumë të dobët”.

Houck reagoi me një deklaratë për Fox News Digital, duke kritikuar të dyja moderatoret dhe duke mbrojtur zonjën e parë.

“Jennifer Welch dhe ndihmësja e saj e parëndësishme janë shembulli tipik i asaj se çfarë mund t’i bëjë psikikës kur e gjithë jeta jote sillet rreth urrejtjes ndaj Trump-it dhe dhjetëra milionë mbështetësve të tij. Fatkeqësisht, jetës së tyre i mungon gëzimi dhe përmbajtja, pasi është e mbushur plot me komente që duken sikur janë sajuar nga mediat liberale elitiste, në gjendje të dehur, pas një dreke të organizuar pas darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë”, tha ai.

“Zonja e Parë ka më shumë klas në gishtin e saj të vogël sesa duket se kanë pasur ato gjatë gjithë jetës së tyre”, vijoi ai.

Fox News Digital iu drejtua Shtëpisë së Bardhë për një koment, por deri në momentin e publikimit nuk kishte marrë përgjigje.

Deklaratat vijnë pas mbërritjes së Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë me 23 nëntor, së bashku me pemën zyrtare të Krishtlindjeve për vitin 2026. Shtëpia e Bardhë njoftoi se dekorimet do të bëheshin gjatë javës 23–29 nëntor, me ndihmën e vullnetarëve që do të përgatisnin rezidencën për festat e fundvitit.

Vitin e kaluar, zonja e parë përzgjodhi vetë dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë. Ato përfshinin 51 pemë dhe kishin si temë “Shtëpia është aty ku është zemra”. /Fox News – Syr.net