Fri, Nov 27, 2026

Skena horror në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin si një vampir (VIDEO)

Skena horror në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin si një vampir (VIDEO)
  • PublishedNovember 27, 2026

Ndeshja mes Pogradecit dhe Ilirisë u shoqërua me tensione të forta pas një episodi të pazakontë. Santiago Selmani i Ilirisë kafshoi Mateo Shanajn gjatë lojës, duke marrë karton të kuq nga gjyqtari Silvio Dyrmishi.

Vendimi solli protesta të ashpra nga futbollistët e Ilirisë, ndërsa situata përfundoi edhe me përjashtimin e trajnerit Dritan Smajlaj. Takimi u ndërpre për disa minuta dhe më pas rifilloi, me Pogradecin që përfitoi nga superioriteti numerik për të kaluar në avantazh.

Një episod që rikthen në kujtesë kafshimin e famshëm të Luis Suarez ndaj Giorgio Chiellinit në Botërorin 2014.

 



“ ✓”