“Partitë opozitare duket sikur nuk kanë interes për kandidaturën e Florjan Binajt”- Lubonja: Nëse ai humb në zgjedhje, ata do të “lajnë” duart
Analisti Fatos Lubonja, foli sot në studion e News 24 për kandidatin e opozitës për zgjedhjet që pritet të mbahen në bashkinë e Tiranës.
Lubonja foli me rezerva për kandidaturën e Florjan Binajt në lidhje me mbështetjen e PD-së dhe partive të tjera politike.
Analisti tha se partitë opozitare duket sikur nuk kanë interes për kandidatin dhe se nuk dihen nëse do ta mbështesin realisht ose jo.
“Duken sikur kanë interes për këtë, s’dihet sa do e mbështesin realisht, dhe nga ana tjetër interesi më i madh, është i partive politike që lajnë duart nëse humbet Binaj”, u shpreh Lubonja.
“Për mua formula duhet të ishte një bashkim rreth një kandidati që vjen si rezultat i bisedimeve shumë serioze të PD dhe partive të vogla, për problemet e mëdha që ka jo vetëm ky qytet por dhe demokracia në këtë qytet dhe qeverisja në mënyrë demokratike e këtij qyteti. Një nga gjërat që e quaj skandaloze është një pushtet i pavarur që është ai lokal, është në komandën e pushtetit qendror”, u shpreh analisti.
Fatos Lubonja: Për të thënë i duhuri duhet ta shoh në kontekst më të gjerë, me të duhur nënkuptoj një kandidat që përfaqëson partitë politike, ndërkohë perceptimi im është problem i përgjegjësisë së partive politike.
Bashkohen në heqje përgjegjësie tek zoti Binaj ose partitë e vogla që mendojnë se janë të ndryshme nga PD, tani bashkohen të gjithë te Binaj. Duken sikur kanë interes për këtë, s’dihet sa do e mbështesin realisht, dhe nga ana tjetër interesi më i madh, është i partive politike që lajnë duart nëse humbet Binaj.
Binaj do i thotë faleminderit të gjithë por problemet do të lindin, kush e ka fitoren kush e dha.
Nuk ka shenja për të qenë optimist, që cdo qytetar që takon ankohet për Tiranën dhe ti mendon se kjo frymë ankese do të materializohet, do të shfaqet e do të duket por nuk mendoj se do të jetë kështu. Shoh një shoqëri shumë të nënshtruar ndaj këtij realiteti.
Binaj është përfaqësues i opozitës, sesa e sheh dhe shoqëria civile do shihet, shoqërinë e shoh të topitur.
Për mua formula duhet të ishte një bashkim rreth një kandidati që vjen si rezultat i bisedimeve shumë serioze të PD dhe partive të vogla, për problemet e mëdha që ka jo vetëm ky qytet por dhe demokracia në këtë qytet dhe qeverisja në mënyrë demokratike e këtij qyteti. Një nga gjërat që e quaj skandaloze është një pushtet i pavarur që ështe ai lokal, është në komandën e pushtetit qendror.