Fri, Oct 24, 2025

Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

  • PublishedOctober 24, 2025

Lajmi që qarkulloi kohët e fundit në media për Nuredin Dumanin, i penduar i drejtësisë dhe i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka shkaktuar bujë. Sipas raportimeve, brenda qelisë Dumani konsumonte ushqim në orare të ndryshme, por një prej vakteve duket se i shkaktoi shqetësime shëndetësore, duke përfunduar në spital.

I pyetur nëse Dumani ka konsumuar karkaleca deti brenda qelisë, SPAK thekson se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën e saj.

“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë arsye, mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”, sqarohet në përgjigjen e SPAK, publikuar në faqen zyrtare.