Thu, Jan 15, 2026

Përse Yll Limanin nuk do e dëgjojmë në klubet e natës?

Përse Yll Limanin nuk do e dëgjojmë në klubet e natës?
  • PublishedJanuary 15, 2026

Yll Limani ka befasuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një njoftim të rëndësishëm, të cilin e ka bërë publik përmes një letre të hapur, të ngarkuar me emocione dhe reflektim.

Artisti ka bërë të ditur se viti 2026 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij, veçanërisht sa i përket performancave live. Sipas tij, për herë të parë pas shumë vitesh, ka vendosur të ndalë koncertet në klube nate gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Ylli ka sqaruar se kjo nuk është një tërheqje nga muzika dhe as një shkëputje nga publiku, por një pauzë e nevojshme pas një periudhe të gjatë intensive, ku ka qenë pothuajse çdo fundjavë në skenë, në qytete dhe shtete të ndryshme. Ai ka theksuar se klubet kanë qenë vendi ku u formua artistikisht, ku këngët e tij morën jetë dhe ku ka ndarë momente të paharrueshme me fansat.

Në letrën e tij, këngëtari shpjegon se disa këngë, emocione dhe etapa të karrierës kërkojnë një ambient tjetër për t’u përjetuar siç duhet.

Ai foli për nevojën e një frymëmarrjeje të re, për fokus dhe përgatitje për projekte më të mëdha që po vijnë, duke lënë të kuptohet se po planifikon forma të reja takimi me publikun.