Fri, Jan 16, 2026

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime
  • PublishedJanuary 16, 2026

Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë, vetëm pak ditë pasi u shpall e pafajshme në çështjen gjyqësore për mashtrim të rënduar, e lidhur me fushatat “Pandoro Balocco Pink Christmas” dhe “Uova di Pasqua”.

Influencerja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare ka rrëfyer për mediat italiane se vendimi i gjykatës, i cili mbylli një kapitull të dhimbshëm që zgjati që nga viti 2022, i ka sjellë më në fund qetësi. Ajo ka treguar se menjëherë pas shpalljes së pafajësisë, festoi në mënyrë të thjeshtë në shtëpi, e rrethuar nga njerëzit më të afërt.

Do të festoj, u thashë të gjithë miqve të mi të vijnë në shtëpinë time. Do të rrimë bashkë, të qetë. Tani po rifilloj të jetoj”, është shprehur Ferragni.

Në intervistë, ajo është ndalur edhe te divorci me reperin Fedez, me të cilin ka dy fëmijë, Leonen 8 vjeç dhe Vittorian 4 vjeçe. Sipas saj, ndarja ndodhi pikërisht në periudhën kur shpërtheu skandali i pandorove, një moment që ajo e përshkruan si më të errëtin e jetës së saj.

Ka pasur një ndarje publike në momentin tim të vetëm të nevojës. Jam ndier plotësisht e braktisur. Kam vuajtur shumë”, ka deklaruar ajo.

Chiara ka shtuar se në periudhat e vështira kuptoi se shumë njerëz largohen:

Kur fiton, të gjithë duan të jenë pranë teje. Por kur ke nevojë, shumë zhduken. Pranë meje qëndruan vetëm familja, nëna ime, miqtë e vërtetë dhe avokatët.”

Ajo ka sqaruar edhe se në kohën kur u realizua fushata e shumëpërfolur e pandorove, ndodhej në kulmin e suksesit: Sanremo, seriale televizive, fushata globale dhe projekte bamirësie. Sipas saj, asnjëherë nuk kishte qëllim përfitimi personal nga ajo nismë.

Ishim në majën e suksesit, nga ajo fushatë nuk fitonim asnjë euro. Kam qenë naive, por gjithmonë në mirëbesim. Megjithatë i kam marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete”, është shprehur Ferragni.

Sot, Chiara thotë se është një njeri tjetër:

Sot jam ndryshe. Më parë mendoja vetëm për suksesin. Tani kam mësuar të kujdesem për veten, të mos fajësoj veten dhe të besoj se e vërteta del gjithmonë.”

Ajo përfundon duke thënë se pas vendimit të gjykatës, më në fund ndihet e lirë dhe gati të nisë një kapitull të ri:

“Tani mund të them se po rikthehem të jetoj.”