Hapet Zarfi i Zi/ Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim, Brikena vendos edhe Mateon
Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother u hap Zarfi i Zi, një nga momentet më tensionuese të këtij edicioni, i cili solli pasoja të menjëhershme për disa prej banorëve. Për shkak të shkeljes së rregullave, produksioni vendosi që Ina, Kejisi dhe Eriku të shkonin direkt në televotim, duke i vënë ata përballë rrezikut të largimit nga gara.
Situata u bë edhe më interesante kur në lojë hyri roli i lideres së shtëpisë, Brikenës, e cila gëzonte avantazhin e shpëtimit. Ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme, Inës dhe Stelinës, duke shpëtuar njërën prej tyre nga televotimi. Mirëpo, vendimi i saj surprizoi të gjithë, pasi në vend që të përdorte këtë avantazh për njërën prej vajzave, Brikena zgjodhi të përfshinte edhe Mateon në televotim.
Ky vendim u interpretua nga shumë banorë si një sinjal i qartë se mes Brikenës dhe Mateos nuk ekziston asnjë marrëdhënie e veçantë apo aleancë, duke hedhur poshtë çdo dyshim për favorizime apo mbrojtje të ndërsjellta. Lëvizja e saj u komentua gjerësisht brenda shtëpisë, duke shkaktuar debate, pakënaqësi dhe rritje të tensioneve mes konkurrentëve.
Zarfi i Zi dhe zgjedhja e papritur e Brikenës duket se kanë ndryshuar balancat në lojë, ndërsa publiku tashmë pritet të vendosë përmes televotimit se kush do të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother.
