U plagosën në Napoli, dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital
Napoli dhe Chelsea do të përballen të mërkurën në Champions, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës. Para këtij takimi që do luhet në Stadio Diego Armando Maradona, nuk kanë munguar incidentet.
Klubi anglez bën me dije se dy tifozë të Chelseat janë sulmuar nga ata të Napolit, teksa gjatë përplasjes janë përdorur thika. Mbështetësit e Chelseat janë shtruar në spital, sakaq kanë plagë jo të rënda.
“Klubi është në dijeni të një episodi të ndodhur të martën në mbrëmje në Napoli. Dy tifozë janë të shtruar në spital me plagë jo të rënda. Klubi dëshiron t’u kujtojë të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në qytet dhe të ndjekin këshillat e dhëna para kësaj ndeshjeje.”- shkruan Chelsea, duke i bërë thirrje tifozëve për kujdes të shtuar.
