Fri, Jan 30, 2026

Australian Open/ Rikthehet Djokoviç, serbi fiton me përmbysje ndaj Sinner, në finale sfidon Alcaraz

Australian Open/ Rikthehet Djokoviç, serbi fiton me përmbysje ndaj Sinner, në finale sfidon Alcaraz
  • PublishedJanuary 30, 2026

Rikthehet Novak Djokoviç. Tenisti serb rikthehet në finalet e mëdha të Grand slemeve, pas një periudhe afërisht 5 vjeçare. Një gjysmëfinale e zjarrtë mes tij dhe nr2 në botë Janik Sinner, mbajti të mbërthyer fansat e tenisit. Djokoviç përmbysi italianin duke triumfuar 3-2 (3:6; 6:3;4:6;6-4 dhe 6:4). Ndeshje për tu harruar kjo për Sinner që megjithëse kryesoi 2 herë sfidën po pa mundur dot ta administrojë avantazhin. Për Djokoviç ky është një rikthim në finale e Australin Open që nga 2019.

Carlos Alcaraz ndërkohë ishte finalisti i parë i Australian Open. Spanjolli, numri 1 në botë, triumfoi vetëm në setin e pestë ndaj Alexander Zverev, me rezultatin 6-4, 7-6, 6-7, 6-7, 7-5, pasi, ndonëse ishte në epërsi me dy sete, u barazua nga gjermani në një maratonë prej pesë orësh e gjysmë.

Gjatë setit të tretë, Alcaraz pati probleme muskulore dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Medical time-out i akorduar spanjollit shkaktoi zemërimin e Zverevit, i cili protestoi për ndërprerjen e lojës. Pavarësisht këtij episodi spanjolli dha maksimumin në setin final, duke qenë superior ndaj gjermanit dhe arriti të sigurojë finale e Ausralian Open për herë të parë në karrierë.