Mon, Feb 16, 2026

Rogerti “hakmerret” ndaj Kristit, çfarë ndodhi mes banorëve?

Rogerti “hakmerret” ndaj Kristit, çfarë ndodhi mes banorëve?
  • PublishedFebruary 16, 2026

Pak ditë pasi incidenti i parë me ujë mes tyre bëri xhiron e shtëpisë, tensionet mes Kristit dhe Rogertit janë rikthyer edhe më të forta, duke prodhuar një tjetër moment të nxehtë që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

Pas një debati të vazhdueshëm, i cili këtë herë nisi mes Kristit dhe Livias, situata mori një kthesë të papritur. Teksa Kristi po përballej verbalisht me Livian, Rogerti ndërhyri duke zgjedhur të njëjtën “armë” që ishte përdorur edhe ndaj tij disa ditë më parë: ujin. Në një veprim të menjëhershëm, ai e lagu Kristin, duke e konsideruar këtë si një barazim të llogarive mes tyre.

“Jemi një me një, tani të fika”, u shpreh Rogerti menjëherë pas veprimit, duke e shoqëruar gjestin me ironi dhe tone provokuese. Ndryshe nga herët e tjera, Kristi zgjodhi të mos reagonte menjëherë me fjalë, duke ruajtur qetësinë në ato momente dhe duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Por Rogerti nuk u ndal me kaq. Ai vijoi me komente të ashpra, duke i thënë: “Ik ankohu, ik lahu. A kujton se jam budalla unë”, fjalë që ndezën sërish atmosferën. Kjo solli edhe reagimin e Kristit, i cili iu përgjigj me tone të forta: “Ti më rr*an këllqet”.

Ngjarja shton edhe më shumë tensionin mes dy banorëve, duke lënë të hapur pikëpyetjen nëse kjo përplasje do të mbyllet këtu apo do të pasohet nga përballje të tjera edhe më të forta në ditët në vijim. Publiku tashmë pret me interes se cili do të jetë hapi i radhës në këtë duel nervash brenda shtëpisë.