“Bëri shumë gabime, dukej i hutuar”, mediat italiane për paraqitjen e Gjimshitit në Champions
Atalanta u mund 2-0 në Champions nga Dortmund. Paraqitja e dobët e mbrojtësit të kombëtares, Berat Gjimshiti, është komentuar nga mediat italiane. “Tuttomercato” shkruan se loja e Gjimshitit ishte plot me gabime.
“Ndeshja e Gjimshitit zgjati vetëm pjesë e parë, ama ishte e mbushur me gabime serioze. Te goli i dytë, Berati u pa inekzistent në mbulim ndaj Guirassy, i cili asistoi i qetë drejt Beier. U ndëshkua me karton të verdhë për shkak të nervozimit dhe protestave. I hutuar”, shkruan “Tuttomercato”.
