Assist fantastik, Jasir Asani bën protagonistin në Champions Aziatik
Nuk u preferua nga Maran gjatë fushatës kualifikuese në Nations League, por Jasir Asani vijon të dhurojë paraqitje shumë të mira në Champions League Aziatike. Sallkasi kuqezi ishte sërish protagonist për ekipin e tij Esteghlal, këtë herë duke dhuruar një assist të pastër në sfidën ndaj Al Ain. Në minutën e 51-të, Asani futi një top të bukur në qendër, aty ku Fallah me kokë dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatit.
Assisti i Asanit në fund i dhuroi një pikë ekipit të tij, pasi ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Për Asanin ky ishte assisti i dytë në 5 ndeshje, plus 3 gola.
