Mon, Feb 23, 2026

E trishtë, pak vite pas humbi nënën, këngëtarja Xhesika Polo humb babain

E trishtë, pak vite pas humbi nënën, këngëtarja Xhesika Polo humb babain
  • PublishedFebruary 23, 2026

Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo po përjeton një moment të vështirë familjar, pasi ka humbur babain e saj, Artur Polo. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë artistja përmes rrjeteve sociale, duke prekur ndjekësit dhe publikun që e ndjek prej vitesh.

Artur Polo ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të këngëtares gjatë gjithë rrugëtimit të saj artistik. Ai e ka përkrahur publikisht në çdo hap të karrierës, duke shprehur vazhdimisht krenarinë për sukseset dhe arritjet e së bijës.

Publiku e kujton veçanërisht një moment emocional gjatë pjesëmarrjes së Xhesikës në reality show “Ferma VIP 1”, ku një telefonatë surprizë mes saj dhe babait të saj preku zemrat e shumë shikuesve, duke treguar lidhjen e tyre të ngushtë familjare.

Gjithashtu, babai i kengetares ishte shpesh i pranishëm në studio televizive për të shprehur mbështetjen ndaj vajzës së tij, duke dëshmuar raportin e veçantë që i bashkonte.

Kujtojme se pak vite me pare Xhesika humbi dhe te emen nga semundja e rende e kancerit. Humbjen e saj Xhesika e perjetoi shume, madje shpesh here ndante ne rrjete sociale postime qe lidheshin me te emen.

Familjes Polo i shprehen ngushëllime për këtë humbje të rëndë, qe i ka lene femijet dhe te afermit zemërthyer.