Selin rrëfen mes lotësh historinë e vëllait: Po kalonte kriza…
Gjatë mbrëmjes së djeshme, banorët e “Big Brother VIP 5” patën mundësinë për të treguar historitë e tyre personale, të vështira. Rrëfimet e tyre jo vetëm që prekën njëri-tjetrin, por edhe publiku. Mes lotësh, Selin tregoi se si një ditë vëllai i saj kaloi kriza epileptike dhe nuk dinin çfarë të bënin pasi nuk kishte ndodhur më parë. Ajo shton se nuk e zinte gjumi, pasi natën i ndodhnin krizat dhe donte që t’i jepte ndihmën sa më shpejt.
Rrëfimi i Selin:
Si fillim dua ti kërkoj falje Onos nëse mërzitet që po e ndaj me ju këtë. Në shtëpinë tonë kishte ardhur një nga hallat dhe unë isha në dhomën time me një nga kushërirat. Dëgjoj shumë ulërima dhe atë natë luante Shqipëria, nuk e di me kë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendova se ka bërë gol dhe ishin brohorima gëzimi. Kur dal nga dhoma shikoj që Ono po kalonte një krizë epileptike dhe ne ishim vetëm, mami u tremb shumë dhe askush nuk dinte ta ndihmonte se nuk e kishim përjetuar kurrë, nuk e dinim ça bëhej në këtë rast. Më shkoi mendja për të dalë nga shtëpia jonë dhe për të shkuar te dera ngjitur e komshinjve.
Mbaj mend që çdo natë para se të flija, kur gjithë kishin rënë në gjumë, unë e kisha shumë të vështirë të flija sepse krizat i ndodhnin vetëm natën dhe ngaqë isha e vetmja që e dëgjoja kur i niste kriza, doja të isha koshiente që të reagoja edhe më shpejt.
Ulesha në këtë pozicion dhe lutesha në mënyrën time për të gjetur një zgjidhje, një shpëtim. Ono vetëm i përsëritej kjo. Pas shumë kohësh, gjyshërit e mi që jetojnë në Amerikë dhe janë dy njerëz fantastik dhe të nderuar, e marrin Onon për ndihmë mjekësore dhe për të kuptuar çfarë po kalonte. Aty kam patur një tjetër thyerje shumë të madhe se nuk isha mësuar të jetoja pa prezencën e tij në shtëpi. Për dy vite Ono nuk ka qenë në shtëpi, ka jetuar në Amerikë.
