Mon, Feb 23, 2026

Falë shpërthimit të Muçit i kalon vetëm Bayerni në Europë, te Trabzonspori mburren se kanë sulm më të mirë se Reali

Falë shpërthimit të Muçit i kalon vetëm Bayerni në Europë, te Trabzonspori mburren se kanë sulm më të mirë se Reali
  • PublishedFebruary 23, 2026

Shpërthimi i Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit ka kthyer sulmin e kësaj skuadre në një nga më të suksesshmit në Europë dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të sezonit.

Onuaçu me 17 gola e pastaj Felipe Augusto dhe Muçi me nga 10 gola, kanë bërë që kjo treshe të regjistrojë 37 rrjeta të tundura në kampionatin turk, duke lënë me distancë mbrapa treshet e sulmit të Gallatasarajt apo Fenerbahçes. Por jo vetëm kaq, pasi rezulton se Muçi & Co. janë treshja e sulmit të dytë më të mirë në Europë deri tani.

Vetëm Bajern Mynih me treshen Kejn (28) – Diaz (13) – Olise (10) ka bërë më mirë në kampionat, duke regjistruar 51 gola deri tani. Trabzonspori është në vendin e dytë, duke lënë pas treshen e Real Madrid, Mbape-Vinicius-Bellingam, që është në kuotën e 36 golave.

Më pas me radhë vijojnë Sporting Lisbona e Mançester Siti, përkatësisht me 35 dhe 34 gola nga treshet e tyre më rezultative para portës.

sdfdsdsffdsdsfdsfdsf