Sun, Apr 12, 2026

Postimi i Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po bën xhiron e rrjetit

Postimi i Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po bën xhiron e rrjetit
  • PublishedApril 12, 2026

Një postim i vjetër i Selina Bollatit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen e publikut, teksa shumë ndjekës po e cilësojnë si një “parashikim” të çuditshëm të asaj që po ndodh sot në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për një status të publikuar në vitin 2011, kur Selina ishte vetëm nëntë vjeçe. Në atë kohë, ajo kishte shkruar një përshëndetje të thjeshtë për Dr. Florin, duke përmendur tekstin “2011 ju persh”. Një postim krejt fëmijëror, por që sot po merr një kuptim krejt tjetër për publikun.

Arsyeja lidhet me raportin e saj me Mirin, një tjetër emër i njohur për publikun dhe pjesë e grupit legjendar West Side Family. Dinamika mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka qenë një nga më të komentuaret e këtij edicioni, duke kaluar nga momentet e afërsisë te debatet dhe tensionet e forta.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë histori është fakti se të dy, si Selina ashtu edhe Miri, kanë arritur të sigurojnë një vend në finale. Kështu, një postim i bërë vite më parë nga një vajzë e vogël, sot po shihet nga shumëkush si një rastësi e pabesueshme që lidhet drejtpërdrejt me rrugëtimin e saj në reality show.