Eliminim i hidhur në MLS, Columbus Crew nxjerr jashtë Inter Miamin e Messit

Inter Miami i Lionel Messit i ka dhënë fund aventurës në play-Off e MLS-së, pasi është eliminuar nga Columbus Crew.
Skuadra e yllit argjentinas nuk arriti të përmbysë disavantazhin e krijuar në takimin e parë, duke pësuar një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin minimal 1:0 në transfertë.
Pas disfatës së rëndë 3:0 në ndeshjen e parë, Inter Miami kishte nevojë për një përmbysje të madhe, por planet e Messit dhe shokëve të tij u shuan në minutat shtesë.
Ishte minuta e 92-të kur Columbus Crew gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur fitoren 1:0 dhe eliminimin e kampionëve në fuqi.
Kështu, Columbus Crew siguron kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Inter Miami largohet nga gara për titullin, pas një eliminimi që vështirë se ishte parashikuar nga tifozët e skuadrës së Messit.
