I bindur për mbijetesën e Tiranës, Redon Xhixha: Ja çfarë ka ndryshuar nga trajneri Nuhiju te Shehi
Redon Xhixha tha fjalën e tij, pas fitores 3 me 1 që Tirana mori ndaj Egnatias. Kapiteni i bardhebluve kontribuoi me gol nga penalltia dhe asist.
“Një fitore shumë e rëndësishme sepse na motivon për ndeshjet e mbetura, pasi janë pak. Përsa i përket gjendjes fizike, nuk kam qenë në më të mirën. Në periudhën e kaluar, nuk më shkoi siç duhet tek ekipi që isha. Po e marr veten, por më kanë penalizuar edhe dy dëmtime. Sot isha më mirë, por shpresoj që me kalimin e ndeshjeve të jem edhe më mirë.
Dinamo dhe Partizani, radhazi? Derbi ka rëndësinë e vet, të motivon më shumë. Të gjitha ndeshjet tani i kemi finale, t’i marrim një nga një dhe të marrim pikët. Derbit janë derbi, i kanë të tre rezultatet asnjëherë nuk i dihet se si del.
Të them të drejtën, e nisa mirë në janar, por po me Egnatian pata një dëmtim në Rrogozhinë. Por që, ajo më penalizoi më la 3 javë jashtë. Sapo u riktheva pata dëmtim tjetër me Ballshin. Po e marr veten, po mundohem të jap më të mirën, si majtas si në qendër, Xhixha është njësoj, të ndihmoj ekipin aty ku ka nevojë.
Çfarë ka ndryshuar nga Nuhiu me Shehin? Profesori siç e dimë të gjithë, është emër i madh në Shqipëri, e ka vërtetuar me të gjitha ekipet. Normalisht që ka mënyrën e tij që na motivon çdo ditë në stërvitje, kur vjen ndeshja jemi gati 100% për të dhënë maksimumin.
Pritshmëritë e tifozëve për derbin? Dëshira është që të shënoj çdo ndeshje. Në derbi nuk ka rëndësi kush shënon, por fitorja, kjo është e rëndësishme. Nëse nuk do të isha i bindur që Tirana nuk do të mbijetonte, nuk do të vija në janar”,
