Thu, Apr 23, 2026

Kush është Gentian Pjetërgjoka, mashtrusi që bëri gol 2 milion euro me Call Center

Kush është Gentian Pjetërgjoka, mashtrusi që bëri gol 2 milion euro me Call Center
  • PublishedApril 23, 2026

SPAK, në bashkëpunim Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka finalizuar një aksion kundër Call Center-ave mashtrues në Tiranë. Aksioni ka ardhur pas një pune disa mujore me sinjalizim të palës franceze dhe është goditur një call center që vepronte pranë rruga “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Sipas burimeve pronar i Call Center është Gentjan Pjetërgjokaj, i cili është arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda. Pjetërgjokaj kamuflohej me kompaninë IVISION.AL shpk. Ndërkaq, administratore e kompanisë rezulton Anisa Muçollari.

Në kuadër të këtij operacioni është ndaluar nga AMP edhe një punonjës policie. I ndaluari nga AMP rezulton të jetë August Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin, nr.1 në Tiranë. Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së dhe të AMP-së.

Goditja e këtij call centeri është rasti dytë brenda një javës. Një tjetër call center mashtrues u godit në 14 prill po në Tiranë. Në atë rast, u lëshuan në total 7 urdhër-arreste dhe u vendosën dy masa sigurimi, për ndalim të daljes jashtë vendit. Prokuroria e Posaçme ka sqaruar operacionin e djeshëm të zhvilluar në kryeqytet ku u godit një Call Center, nga ku raportohet se janë mashtruar të paktën 14 qytetarë francezë, me një vlerë dëmi rreth 2 milionë euro. Gjatë aksionit u ndalua Gentian Pjetergjoka, pronar Call Centeri.

Në komunikatën zyrtare, SPAK thotë se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet franceze: Grupi mashtronte përmes investimeve në kriptomonedha dhe operonte përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE”.
Hetimi i përbashkët i SPAK me autoritetet franceze ka mundësuar gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta nga viktimat, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të portofoleve, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë. Këta persona dyshohet kanë hapur portofole kriptovalutash me qëllim transferimin e fondeve drejt autorëve të mashtrimit.