Yamal reagon pas dëmtimit: Dhemb, por do rtikthehem edhe më i fortë!
Lamine Yamal nuk ka hezituar që të reagojë, pas dëmtimit të fundit, të pësuar me skuadrën e Barcelonës.
“Ky dëmtim më ka lënë jashtë loje kur doja të isha aty më shumë, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjego.
Të dhemb të mos jem në gjendje të luftoj me shokët e mi të ekipit, të mos jem në gjendje të ndihmoj kur ekipi ka nevojë për mua. Por unë besoj tek ata dhe e di që ata do të japin gjithçka në çdo ndeshje”.
“Do të jem aty, edhe nëse nga stoli, për të mbështetur dhe inkurajuar. Ky, – përfundoi sulmuesi i kombëtares spanjolle, – nuk është fundi, është thjesht një pushim. Do të kthehem më i fortë, më entuziast se kurrë, dhe sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë”.
