Sun, May 3, 2026

Moment i artë në karrierë, dy futbollistët shqiptarë shpallen kampionë me…

Moment i artë në karrierë, dy futbollistët shqiptarë shpallen kampionë me…
  • PublishedMay 3, 2026

Skuadra e Thun-it është shpallur kampion për sezonin 2025/26 në Superligën e Zvicrës. Pas fitores së Sionit 0-3 ndaj St Galenit, tashmë edhe matematikisht, Thun është kampioni i këtij sezoni në elitën e futbollit zvicran.

Vlen të theksohet fakti se te kampionët luajnë edhe dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Kastriot Imerin dhe Valmir Matoshin. Të dy luajtën një rol të jashtëzakonshëm në fitimin e këtij trofeu.

Imeri është aktivizuar 28 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe 7 asiste, ndërsa Matoshi, numëron 31 ndeshje, 6 gola dhe 4 asiste.