Konkurrenca ‘’prish marrëveshjen’’ Raiffeisen – SIGAL, por i fal nga gjoba! Skema për të përfituar nga kredimarrësit
Konkurrenca ‘’prish marrëveshjen’’ Raiffeisen – SIGAL, por i fal nga gjoba! Skema për të përfituar nga kredimarrësit
Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar hetimi ndaj disa bankave në Shqipëri, përfshirë Raiffeisen Bank, në lidhje me abuzime të mundshme në tregun e sigurimit të jetës për kreditë hipotekore dhe konsumatore.
Sipas dokumenteve zyrtare, Raiffeisen Bank SHA u dyshua se ka shkelur ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, duke kufizuar lirinë e zgjedhjes së klientëve dhe duke bashkëpunuar ekskluzivisht me një kompani sigurimi – Sigal Life – në pronësi të Avni Ponarit për sigurimin e jetës në disa rastet e kredive.


Nga hetimi rezulton se Raiffeisen Bank ka përzgjedhur Sigal Life si kompani partnere për sigurimin e jetës, duke e kufizuar klientin nga mundësia për të zgjedhur ofertën më të favorshme në treg.
Në dokumentet e siguruara nga InfoNeës.al, theksohet se për kreditë konsumatore, komisioni i aplikuar ndaj Sigal Life është:
50% e primit të arkëtuar për “paketën standard të sigurimit”.
45% e primit të arkëtuar për “paketën ekstra”.
Gjatë periudhës së hetuar, janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm me Sigal Life, që përfaqëson 90% të tregut të sigurimit të jetës për të gjitha kreditë pranë Raiffeisen Bank. Kjo tregon një situatë të dominimit të njëanshëm të tregut dhe ngrit pyetje të forta për konkurrencën e ndershme.
Pavarësisht shifrave, që vetë Autoriteti I Konkurrencës I bëri public disa muaj më parë, I njëjti institucion thotë se nuk faktohet në mënyrë të plotë dhe të drejtpërdrejtë se sjellja e Raiffeisen Bank ka oridhuar efekte përjashtuese ose shfrytëzuese të konsumatorit në nivel të tillë që të mund të karakterizohet si abuzim I provuar.
Në fund, Autoriteti i Konkurrencës vendos: Detyrimin e Raiffeisen Bank SHA që brenda 60 ditëve të hartojë dhe zbatojë që për cdo kredimarrës një formulat të vetëm në të cilin të pasqyrohet oferta e të gjitha shoqërive të sigurimit. Detyrimin e Raiffeisen Bank SHA që brenda 30 ditëve të ndryshojë parashkkimin e nenit 10 “Kontrata e Kredisë dhe Hipotektës” duke I cilësuar kredimarrësit të drejtën për të siguruar jetën në secilën nga shoqëritë e sigurimit të licensuara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare.

Sigurimi i jetës së debitorit – produkt i detyrueshëm
Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt sigurimi që u shitet me detyrim kredimarrësve, për llogari të sigurisë së bankave, për shlyerjen e kredisë në rast se kredimarrësit i ndodh një fatkeqësi.
Rreth 118 mijë shqiptarë blenë një police të tillë sigurimi gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Rritje dramatike e tregut të sigurimit të jetës
Të dhënat e AMF tregojnë se numri i shqiptarëve që është detyruar të blejë një police sigurimi për jetën e debitorit është dyfishuar, nga 59 mijë vetë në vitin 2019, në 118 mijë në vitin 2024.
Të ardhurat nga shitja e policave të sigurimit të kësaj klase janë rritur me 112%, gjë që tregon se edhe çmimi mesatar i policës së shitur është rritur.
Norma fitimi deri në 90% për kompanitë e sigurimit
Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit në vitin 2024 ishin vetëm 10% e primeve të paguara. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimeve shijojnë norma fitimi bruto në masën 90% për këtë produkt, një shifër që sugjeron shkallë të ulët konkurrence në treg dhe dëm për konsumatorët.
Përgjatë periudhës 2019–2024, shqiptarët kanë paguar 6.6 miliardë lekë për polica sigurimi të jetës së debitorit, ndërsa kompanitë e sigurimeve kanë paguar 843 milionë lekë dëme, ose vetëm 12% të të ardhurave.
