Thu, May 7, 2026

Kush e vrau Rexhep Ismailin në Sarandë?

Kush e vrau Rexhep Ismailin në Sarandë?
  • PublishedMay 7, 2026

Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë. Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit në pronësi të 66-vjeçarit. Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

U vra me plumb në kokë, del foto e biznesmenit Rexhep Ismaili

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta ndërsa autori/ët janë larguar pa lënë gjurmë dhe se po punohet gjithashtu për identifikimin e tyre.

Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë ekzekutuar me plumb në kokë pronarin e një karburanti Rexhep Ismaili.Menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendngjarja.