Thu, May 14, 2026

Ilir Daja kërkoi të ndryshohet për vitin tjetër, “asist” për Vllazninë para Final Four

Ilir Daja kërkoi të ndryshohet për vitin tjetër, “asist” për Vllazninë para Final Four
  • PublishedMay 14, 2026

Dinamo fitoi dje Kupën e Shqipërisë ndaj Egnatias, ndërsa nuk ka kohë për të pushuar. Pasnesër, pikërisht më 16 maj, do të luhet sfida e javës së parë në Final Four ndaj Vllaznisë.

Dinamovitët e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, do të dalin zyrtarisht nga gara për titull kampion nëse nuk fitojnë. Për këtë, sfida në stadiumin “Air Albania” është mjaft delikate.

Disavantazhi më i madh për ekipin e Dinamos është se mungon koha, për ta përgatitur si duhet sfidën me Vllazninë. Ilir Daja ankohej më parë në këtë sezon, për mënyrën si ndërtohet kalendari.

Trajneri i Dinamos deklaronte më 27 prill, pas humbjes me Flamurtarin: “Para katër ditësh luajtëm gjysmëfinalen, jo për këtë vit po dhe këto që bëjnë kalendarin duhet ta kenë mënyrën e shpërndarjes. Tani që luajnë të gjithë për objektiva, ngjeshen çdo 3-4 ditë, mund të bëhet më përpara”.