Thu, May 14, 2026

Skuadra e Superiores siguroi qëndrimin, trajnerit i rinovohet kontrata

Skuadra e Superiores siguroi qëndrimin, trajnerit i rinovohet kontrata
  • PublishedMay 14, 2026

Pasi Vora siguroi qëndrimin, klubi ka rinovuar kontratën me trajnerin Arjan Bellaj. Lajmi është bërë publik së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi: 

𝐀𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐥𝐥𝐚𝐣 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐣𝐞 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐕𝐨𝐫𝐞𝐧

Klubi i Vores do te vazhdoje bashkepunimin me trajnerin Arjan Bellaj edhe per nje sezon tjeter. Pas rezultateve pozitive dhe punes se shkëlqyer te bere ne drejtimin e skuadres, presidenca dhe tekniku kane shtrenguar duart per te vijuar projektin edhe ne edicionin e ardhshem.

Drejtuesit e klubit jane shprehur te kenaqur me ate qe Bellaj ka arritur ne krye te Vores, sidomos me objektivin madhor te realizuar, qendrimin e ekipit ne Superlige. Nen drejtimin e tij, skuadra tregoi karakter, disipline dhe rritje te vazhdueshme gjate sezonit, duke fituar respektin e tifozeve dhe te opinionit sportiv.

Presidenca vlereson jo vetem rezultatet ne fushe, por edhe punen profesionale, seriozitetin dhe atmosferen pozitive qe trajneri ka sjelle ne ekip. Kjo ishte arsyeja kryesore qe palet vendosen te vazhdojne bashkepunimin edhe per nje vit tjeter.

Arjan Bellaj nga ana e tij ka falenderuar drejtuesit per besimin e dhene dhe eshte shprehur optimist per sezonin e ri, ku Vora synon te paraqitet edhe me e forte dhe me pretendime me te medha ne elitën e futbollit shqiptar.

Me rinovimin e trajnerit, klubi i Vores jep nje sinjal te qarte per vazhdimesi dhe stabilitet, duke synuar te konsolidohet gjithnje e me shume ne Superlige