VIDEO/ Aston Vila triumfon ndaj Liverpool, “prenoton” një vend për Champions
Aston Villa ka triumfuar 4-2 ndaj Liverpool në Birmingham. Rogers shënoi i pari, duke dërguar skuadrën e drejtuar nga Emery në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Në fillimin e pjesës së dytë, Van Dijk vendosi ekuilibrat. Aston Villa siguroi fitoren falë dopietës së Watkins dhe golit të McGinn, duke u renditur në vendin e katërt dhe duke siguruar Champions.
Pak para fundit të sfidës, pati kohë për një gol të Van Dijk. Liverpool është në vendin e pestë.
