Plagosje me armë në Shkozë të Tiranës
Plagosje me armë në Shkozë të Tiranës
TIRANË – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e incidentit.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një fuoristradë tip BMW, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë pritet të mbërrijnë në zonë për të nisur hetimet dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit, si edhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Ky është informacion paraprak dhe pritet konfirmim zyrtar për detajet e incidentit.
