NBA/ Përmbysje historike e New York, Knicks rikuperojnë 22 pikë dhe fitojnë finalen e parë ndaj Cavaliers
Spektakël dhe histori në play-off-et e NBA-së, aty ku New York Knicks realizuan një nga përmbysjet më të pabesueshme të viteve të fundit. Në “Rocket Mortgage FieldHouse”, skuadra nga New York-u triumfoi 115-104 ndaj Cleveland Cavaliers pas kohës shtesë, duke kaluar në avantazh 1-0 në seri.
Kur mbeteshin më pak se tetë minuta nga fundi i periodës së katërt, Knicks ishin në disavantazh prej 22 pikësh dhe ndeshja dukej e mbyllur. Por gjithçka ndryshoi falë një rikthimi spektakolar të udhëhequr nga Jalen Brunson. Ylli i New York-ut realizoi 38 pikë dhe ishte protagonisti absolut i serisë vendimtare 44-11 me të cilën Knicks përmbysën sfidën.
Cleveland humbi kontrollin në momentet decisive, ndërsa Donovan Mitchell, autor i 29 pikëve, u ndal pothuajse plotësisht në fundin e ndeshjes dhe në shtesë. James Harden shtoi 15 pikë, por nuk arriti të shmangte rënien e Cavaliers përballë energjisë dhe agresivitetit të skuadrës mike.
Për New York-un kjo ishte fitorja e tetë radhazi në këto play-off, një sukses historik që konfirmon formën fantastike të Knicks dhe i jep skuadrës një avantazh shumë të rëndësishëm në nisjen e serisë.
