“S’jemi as Gjermania dhe as Brazili”, Ahmati: Jemi kombëtare e vogël, por kemi brez të mirë lojtarësh
Trajneri i njohur, Jul Ahmati tha në Sport News në News 24 se zgjedhja e Maran për stolin e kombëtares është diçka normale, pasi ne nuk jemi ndonjë kombëtare e madhe që të presim ndonjë trajner me emër.
Juli, të befasoi zgjedhja e FSHF-së, Rolando Maran për të pasuar Sylvinho-n. A ishte kjo lëvizja që prisnit?
Jo aq shumë sa është pritur në opinion. E shikoj tendecën që ka opinioni që kërkon më të mirin. Duka ka përvojën e duhur për të zgjedhur më të mirin. Ne jemi kombëtare e vogël, nuk jemi as Gjermania, as Brazili. Ai që mund të menaxhojë më mirë është ai që ka eksperiencë. Maran ka eksperiencë. Ai di t’i marrë rezultatet me këto skuadra të vogla. Unë kam dëshirë që ta shikojmë në pozitivitet. Ne kemi një brez të mirë lojtarësh që po rriten në klube të rëndësishme, na duhet një njeri që i menaxhon mirë.
